Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vrasja në Greqi/ Policia dyshon se viktima është shqiptari Sulo Halili

schedule20:34 - 10 Nëntor, 2025

schedule 20:34 - 10 Nëntor, 2025

Policia greke dyshon se personi që u gjet i vrarë pak ditë më parë brenda  makinës së djegur në zonën pranë Athinës, është shqiptari 27-vjeçar Sulo Halili.

Autoritetet janë në pritje të analizave gjenetike ndërkohe që i riu nga Tepelena rezultonte i zhdukur që prej datës 4 nëntor. Hetimet kane zbuluar se viktima që u gjet në sediljen e pasme të automjetit të djegur ishte qëlluar me një plumb. Makina e tij është gjetur e braktisur në Vilia të Athinës ndërkohë që ai kishte ikur nga banesa e tij në Halkida ku jetonte në Greqi.

Hetuesit po identifikojnë edhe karakteristikat e tij fizike me flokë të shkurtër ngjyrë kafe të errët, 1.70 m i gjatë e mjekër dhe një tatuazh në krahun e majtë.  Ditën që u zhduk, ai mbante veshur një këmishë e xhins të zeza dhe atlete të bardha.

Makina ku u gjet shqiptari ishte vjedhur në Glifadha ndërkohë targat i ishin vendosur të një mjeti të ngjashëm në Katerini. Policia dyshon se viktima mund të jetë përfshirë në veprimtari kriminale ose është gjetur në vendin e gabuar në kohën e gabuar.

/ abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!