U ekzekutua mbrëmë në derë të shtëpisë, momenti kur largohet trupi i pajetë i 42 vjeçarit

schedule08:28 - 3 Qershor, 2021

schedule 08:28 - 3 Qershor, 2021

Një atentat ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Vlorë, ku është ekzekutuar me armë zjarri në derën e shtëpisë një 42 vjeçar.

Viktima e kësaj ngjarje të rëndë është shtetasi Shkëlzen Velaj, 42 vjeç, i cili mbeti i vdekur në vend nga breshëria e kallashnikovit.

Nga pamjet e siguruara nga abcnews.al duket momenti i largimit të trupit të pajetë të të riut nga pallati ku banonte.

LEXO EDHE: Dinamika e vrasjes në Vlorë, e ndoqën nëpër shkallë, iku me vrap, por s’i shpëtoi kallashit

42 vjeçari që u  ekzekutua mbrëmë është vëllai i Ardi Velajt, i cili mbeti i vrarë në ngjarjen e rëndë të vitit 2015, e cila ka marrë dhe emrin “Masakra e Çoles”.  Bashkë me vëllanë e tij u vranë dhe dy të tjerë, Akil Hasanaj dhe Albi Limaj.

LEXO EDHE: Vrasja e 35-vjeçarit në Vlorë, çfarë u gjet në makinën e djegur nga autorët

Masakra ndodhi më 7 prill 2015 parë në lagjen “Çole” të Vlorës. Ajo e ka zanafillën në një sherr të nisur në të gdhirë të së martës në një kazino pranë portit të qytetit bregdetar. Konflikti mes grupeve të të rinjve u kthye në një far west të vërtetë ku si pasojë e përplasjes së armatosur në lokal mbetën të vrarë 3 persona dhe u plagos një i katërt.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!