U dyshua për dëmtim të rëndë, Obanor merr përgjigjen e mjekëve

schedule08:57 - 15 Qershor, 2020

schedule 08:57 - 15 Qershor, 2020

Kukësi arriti të kalojë me sukses ndeshjen e parë në Kupën e Shqipërisë kundër Apolonisë, por ka një lajm të keq për tifozët veriorë. Qëndërmbrojtësi Erhun Obanor u dëmtua gjatë takimit dhe nuk e përfundoi dot.

Nigerianit iu bë menjëherë një test pas takimit me fierakët. Dyshohej se kishte këputje ligamenti dhe viti mund të quhej i mbyllur për të, por mjekët kanë dhënë lajmin e mirë se nuk është kështu. Gjithsesi mësohet se lojtari do të kryejë dhe një kontroll të dytë ditën e sotme.

Me përcaktimin e diagnozës do të mësohet dhe sa kohë do të mungojë. Gjasat janë që të ketë një tërheqje të ligamentit dhe të mungojë 4 deri 6 në javë. Kontrolli i sotëm do zbulojë gjithçka.

Obanor është një nga titullarët e skuadrës së Kukësit dhe pritet të jetë një nga mungesat e veriorëve kundër Flamurtarit. Kukësi pozicionet në vendin e dytë me 50 pikë, kurse Tirana e vendit të parë ka 9 pikë më shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!