U dogjën për së gjalli, e veja e 39-vjeçarit: Burri dhe shoku shqiptar i shpëtuan shpërthimit në të njëjtin biznes në vitin 2016

schedule20:33 - 5 Shtator, 2022

schedule 20:33 - 5 Shtator, 2022

Një shqiptar dhe një grek vdiqën ditën e djeshme, 4 shtator pas shpërthimit të gazit në një fabrikë peshku në Prevezë, Greqi.

Viktima me origjinë greke quhet Gjerasimos Faturos, 39 vjeç, baba i tre fëmijëve të vegjël.

Ndërsa emigranti shqiptar, ende i paidentifikuar nga mediet greke mësohet se ka qenë 49 vjeç.

E veja e 39-vjeçarit grek zbuloi se në vitin 2016 kishte ndodhur një tjetër shpërthim në biznes.

Zenovia Paschos ka ndarë detaje tronditëse pas tragjedisë.

Lexo edhe: Emigrantit shqiptar vdiq teksa punonte në fabrikën e peshkut në Greqi, arrestohen dy persona, dyshohet të jenë përgjegjës për shpërthimin

Sipas saj, në vitin 2016 ka ndodhur sërish një shpërthim në këtë biznes, ku bashkëshorti i saj ka arritur të shpëtojë në momentin e fundit dhe ka ndihmuar edhe shokun e tij, shqiptarin me të cilin u vranë së bashku mesditën e djeshme.

“Në vitin 2016, ndodhi sërish një shpërthim në këtë biznes dhe burri im shpëtoi. Ai arriti të shpëtonte edhe shokun e tij atëherë. Ai e hodhi në një rezervuar me ujë sepse burrit i digjej fytyra. Pastaj të dy  shpëtuan. Megjithatë dje ata “u larguan” përgjithmonë, thotë e veja e 39-vjeçarit Gerasimos Fatouros për protothema.gr.

Dhe vazhdon: “Të dielën mbaronte punën dhe kthehej në shtëpi. Po e merrja në telefon, por nuk përgjigjej. Nuk e dija se çfarë po ndodhte. Motra ime më merr në telefon dhe më thotë: “Në biznesin ku punon Gerasimos ka ndodhur një shpërthim”. Filloj të iki për të shkuar në punën e tij për ta gjetur, largohem nga shtëpia dhe shoh kontabilistin e kompanisë duke mbërritur në shtëpinë time”, thotë e veja e 39-vjeçarit.

“Shefi i tij nuk i ka lënë pushim, nuk i ka bërë dhuratë për Krishtlindje dhe Pashkë, vetëm për ditë pushimi, herë pas here… Të dielën i thosha, ‘mos shko në punë’. Burri im ishte gjithmonë i gatshëm, ai ishte i mirë, ai ishte një makinë me shumë detyra për ta. Fatkeqësisht, kushtet në punë nuk ishin ideale. Burrit tim i kishin ofruar një punë tjetër këtu në Prevezë dhe donte të shkonte por nuk ia doli”, përfundon Zenovia Paschou./Abcnews.al/