Familja Sokoli në fshatin Cerenicë të Tropojës ka mbetur në qiell të hapur, pasi banesat e tyre u përfshinë nga flakët.
Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në pallatin ku jetonin Dede dhe Gege Sokoli.
Flakët përfshin dy apartamente.
Zjarri ka arritur të dëmtojë të gjithë orenditë shtëpiake, ndërsa zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat rrezikonin edhe banesat e tjera.
“Dëmi është i madh, por e rëndësishme është se nuk kishte viktima”, tha kryefamiljari Gege Sokoli.
Pranë tyre ishin edhe banorët e zonës.
Njerëzit kanë qenë brenda në shtëpi kur ka shpërthyer flaka, ishte nje zjarr shumë i fuqishëm”, tha një prej banorëve.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar në njerëz. Shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike./abcnews.al

