U diagnostikua me leuçemi, Silvio Berlusconi nis kimioterapinë

schedule15:15 - 6 Prill, 2023

schedule 15:15 - 6 Prill, 2023

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka filluar kimioterapinë, sipas informacioneve nga spitali San Raffaele në Milano. Silvio Berlusconi u shtrua ditën e djeshme në spital.

Besohet se dje ka bërë trajtimin e parë, ndërsa gjendja e tij është e qëndrueshme. Sipas mediave italiane, ish-kryeministri italian ka pasur një infeksion në mushkëri, i cili vjen si pasojë e leucemisë.

Fëmijët e tij, Marina dhe Luigi dhe vëllai i tij Paolo paso qëndruan në spital për më shumë se dy orë, u larguan.

Aty ndodhet edhe partnerja e tij Marta Fascina.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!