U dhunuan brutalisht nga persona të maskuar në Çeçeni, gazetarja dhe avokati rus kthehen në Moskë

schedule11:35 - 5 Korrik, 2023

schedule 11:35 - 5 Korrik, 2023

Yelena Milashina dhe Alexander Nemov, të cilët u rrahën brutalisht dje në Çeçeni nga persona të maskuar, janë dërguar një spital në Moskë. Gishtat e Milashina ishin të thyera dhe koka e rruar dhe e lyer me blu, ndërsa Nemov ishte goditur me thikë në këmbë.

Milashina punon për gazetën Novaya Gazeta, e cila humbi licencën në Rusi vitin e kaluar. Sulmuesit, të cilët ende nuk janë identifikuar, thuhet se i kanë dhunuar për shkak të raportimit të Milashina.

Rikujtojmë se Milashina është kërcënuar me vdekje në të kaluarën nga udhëheqësi famëkeq i Çeçenisë, Ramzan Kadyrov.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!