Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, Rigels Kaso, 42-vjeçari nga Bilishti i cili u dhunua në 15 korrik në Tiranë.
Kaso prej ditësh ndodhej në intubim për shkak të dëmtimeve të rënda që pësoi nga dhuna.
42-vjeçari u gjet me plagë të shumta nga kalimtarë të rastit në rrugën ‘Sokrat Miho” në kryeqytet mëngjesin e të hënës.
Pas ngjarjes policia zbuloi se autori ishte Bajram Gjeleshi, nga Peshkopia por banues në Tiranës, i cili ende nuk është vënë në pranga.
Dyshohet se Kaso kishte ngacmuar në “Instagram” të dashurën e Gjeleshit, më të cilën kishte lënë takim në kryeqytet mëngjesin e 15 korrikut, por në takim i shkoi 34-vjeçari i cili e dhunoi për vdekje.
/abcnews.al/