U dhanë fëmijëve ëmbëlsira me kanabis për Halloween, arrestohen dy kanadezët

schedule08:47 - 3 Nëntor, 2022

schedule 08:47 - 3 Nëntor, 2022

Dy kanadezë u arrestuan sot pasi u shpërndanë karamele me kanabis fëmijëve të vegjël në natën e Halloween-it, ndërsa një fëmijë në një zonë tjetër pranë Vankuverit është shtruar në spital pasi konsumoi një karamele të ngjashme.

Policia në Winnipeg, Manitoba, njoftoi se një burrë 63-vjeçar dhe një grua 53-vjeçare janë arrestuar për shpërndarjen e karamele me përmbajtje THC (tetrahydrocannabinol), përbërësi kryesor i kanabisit. Në total, më shumë se 12 fëmijë të moshës 6 deri në 16 vjeç morën ëmbëlsira të tilla.

Të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në Kanada për qëllime rekreative.

Dy të dyshuarit përballen me nga 13 akuza, për rrezikim dhe sigurim kanabis për të miturit.

Në periferi të Vankuverit, në Kanadanë perëndimore, një djalë 11-vjeçar është shtruar në spital pasi pa e ditur ka ngrënë karamele që përmbajnë THC. Policia ende nuk ka bërë të ditur se nga janë marrë ëmbëlsirat e dyshuara. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!