Arjola Demiri që kur është bërë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” ka treguar shumë histori prekëse, që kanë shenjuar jetën e saj.
Ndërsa, mbrëmjen e djeshme, ajo u ndal tek një nga momentet më të vështira në jetën e saj. Arjola tregoi se vajza e madhe nuk donte ta takonte pas divorcit që pati nga bashkëshorti dhe u detyrua ta rrëmbente.
“Planifikova ta rrëmbeja Helgën, mes shumë lutjesh e prisja. E pashë kur kalonte dhe futem mes makinës. E mbërtheva kurse ajo u tremb, më pa në sy dhe më tha që s’dua të vij me ty.
E kam kapur e futa në makinë dhe e çova në shtëpi. I thashë që mami ka nevojë vetëm të të përqafojë. Nuk më linte ta prekja, i premtova se do e lija në qetësi po vetëm të dëgjoja dhe një herë të më thërriste “mama”, rrëfeu aktorja./abcnews.al