U dërgua nga Shqipëria, sekuestrohet drogë me vlerë 300 mijë euro në Maqedoni të Veriut, zbulohet destinacioni final

schedule19:35 - 1 Qershor, 2022

schedule 19:35 - 1 Qershor, 2022

Një sasi droge me vlerë prej 300 mijë eurosh, e dalë nga Shqipëria është bllokuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut përpara se të mbërrinte në destinacionin final që ishte Greqia.

Aksion për asgjësimin e tregtisë së palejuar me drogë, në të cilin është ndërprerë kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga Shqipëria, përmes vendit tonë, me destinacion të fundit Republika e Greqisë në të cilin aksion janë sekuestruar rreth 86 kilogramë marijuanë në vlerë prej rreth 300.000 eurove dhe nga liria është privuar një person”, raporton Policia e Maqedonisë së Veriut.

Raportohet që Shqipëria është origjina e kësaj sasie të drogës, ndërsa shoferi i makinës është 23 vjeçari A.G. nga Ohri.

“Nga ana e nëpunësve policorë të policisë së trafikut është dhënë urdhër për ndalje të automjetit “Audi A4” me targa regjistrimi të Ohrit, por automjeti nuk është ndalur dhe në të njëjtën kohë i njëjti ka zmadhuar shpejtësinë duke dëmtuar dy automjete zyrtare të MPB-së të cilat kanë kryer veprime zyrtare”, raportojnë nga Policia.

/abcnews.al