U dërgua në Itali pas plagosjes nga tërmetit, Manastirliu publikon fotot: Marlini është gëzuar me vajzë

schedule10:04 - 27 Mars, 2021

schedule 10:04 - 27 Mars, 2021

Marlini është një nga të mbijetuarit e tërmetit të 26 nëntorit. Ai në atë kohë u dërgua në Itali për një mjekim më të specializuar për shkak të dëmtimeve të rënda shëndetësore. Së fundmi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka takuar nga afër Marlinin.

Manastirliu shkruan se Marlini nga spitali i Traumës u dërgua në atë të Barit për t’u rikuperuar plotësisht. Ministrja e Shëndetësisë ka vizituar familjen e Marlinit të cilët janë gëzuar me një vajzë.

Postimi i plotë i ministres Manastirliu:

Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26 Nëntorit 2019, kujdesi në Spitalin e Traumës dhe më pas trajtimin që i mundësuam në Spitalin e Barit, i shpëtuan jetën të riut nga Durrësi.

Kënaqësi të ritakohem me Marlinin, që pas rekuperimit të plotë shëndetësor, bashkë me shoqen e tij të jetës Megin, janë gëzuar me Mian e porsalindur?? E.L/abcnews.al/

Kur jeta e Marlinit varej në një fije të hollë shprese, për javë të tëra në gjendje kome pas tërmetit shkatërrues të 26…

Posted by Ogerta Manastirliu on Saturday, March 27, 2021

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!