U dërgua e vdekur në derë të spitalit, 18-vjeçarja mbesa e këngëtares së njohur në Kosovë

schedule17:57 - 23 Gusht, 2021

schedule 17:57 - 23 Gusht, 2021

Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u dërgua pa shenja jete në derën e një spitali në Ferizaj është mbesa e këngëtares së njohur në Kosovë Fatlume Popovci.

Kjo e fundit ka reaguar mjaft e prekur në rrjetet sociale.  “Moj mbesa ime, Zoti i dënoftë ata që të lënduan”, shkruan këngëtarja.

Marigona Osmani, 18-vjeçarja që u dërgua e vdekur në derën e një spitali në Ferizaj dyshohet se është vrarë në banesën e një dhome.

Është ky rezultati paraprak i hetimeve të prokurorisë së Ferizajt. Kryeprokurori Shukri Jashari deklaroi në një konferencë për mediat se shumë shpejt do të vërtetohet se prezent ka qenë dhe një person i dytë i cili ka parë momentin e vrasjes së vajzës. m.v/abcnews.al