U dënua me 8 vite burg, ish kryeministri i Tajlandës dërgohet në spital për shkak të problemeve shëndetësore

schedule09:04 - 23 Gusht, 2023

schedule 09:04 - 23 Gusht, 2023

Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinaëatra u dërgua në një spital në orët e para të së mërkurës, një ditë pasi u kthye nga mërgimi, për shkak të problemeve shëndetësore, tha policia.

Thaksin, 74 vjeç, u dërgua në spital në orën 1 të mëngjesit gjatë natës së tij të parë në burg, pas një dënimi prej 8 vitesh, thanë zyrtarët. Ai kishte shtrëngim në gjoks, presion të lartë të gjakut dhe nivel të ulët të oksigjenit.

Thaksin fluturoi për në Bangkok nga Singapori të martën në mëngjes, pasi kaloi më shumë se 15 vjet në mërgim për të shmangur akuzat ligjore.

Një politikan me shumë ndikim në Tajlandë, ai u rrëzua në një grusht shteti në vitin 2006 dhe u dënua në mungesë për korrupsion, një akuzë që ai tha se ishte e motivuar politikisht.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!