U denoncua nga PD, KQZ i kërkon Olsian Çelës të hetojë kryebashkiakun e Divjakës

schedule19:25 - 29 Korrik, 2022

schedule 19:25 - 29 Korrik, 2022

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm Olsin Çela, që të bëjë një verifikim të thelluar lidhur me të shkuarën e kryetarit6 të Bashkisë së Divjakës Fredi kokoneshi.

Kërkesa e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, vjen pas akuzave të forta të Partisë Demoatike, e cila thekson se Kokoneshi ka qenë i arrestuar në Itali për trasfik të qenieve njerëzore.

Akuza këto të cilat janë hedhur poshtë nga Kokoneshi i cili thekson se janë sulme politike.

Kërkesa e KSHQ për Prokurorinë e Përgjithshme:

Kjo është kërkesa e dytë që i drejtohet Prokurorit të Përgjithshëm. Më herët ishte një grup deputetësh të PD, që bazuar në një deklaratë publike të ish-kryetarit të PS në Divjakë, i kërkuan Prokurorit të Përgjithshëm të hetonte kryebashkiakun e Divjakës.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!