U dëmtua rëndë, Ndoj jashtë fushave për kohë të gjatë

schedule13:17 - 17 Nëntor, 2020

schedule 13:17 - 17 Nëntor, 2020

Mesfushori i Brescia, Emanuele Ndoj gjatë fillimit të sezonit po përjetonte një nga momentet më të mira në karrierë, por një dëmtim e ndaloi dhe mungesa pritet mjaft e gjatë.

 

Ai e nisi nga minuta e parë ndeshjen e dhjetë ditëve më parë ndaj Cosenca, por iu desh të linte fushën e lojës para kohe për shkak të një dëmtimi.

Ndoj u dëmtua gjatë një përplasje me kundërshtarin dhe iu desh të largohej nga ndeshja me ndihmën e barelës mes dhimbjesh. Ai luajti vetëm 29 minuta, duke i lënë vendin Bisolit.

 

Tani janë zbuluar edhe detajet e dëmtimit dhe Gazzeta dello Sport raporton se ish-mesfushori i kombëtares ka pësuar dëmtim të pjesshëm të tendinës së kofshës.

Dëmtime të tilla kërkojnë rreth tre muaj dëmtim dhe si rrjedhojë, mesfushori do të humbë një pjesë të konsiderueshme të edicionit të Serie B të këtij sezoni. /abcnews.al