U dëmtua rëndë ndaj Atletico, mjeku tregon sa do mungojë Pique

schedule12:16 - 23 Nëntor, 2020

schedule 12:16 - 23 Nëntor, 2020

Gjatë ndeshjes me Atleticon, Gerard Pique pësoi një dëmtim të rëndë, duke lënduar dy ligamente dhe konfirmuar mungesë të gjatë të tij. Së fundmi mësohet se ai do të trajtohet te doktori Ramon Cugat, një nga më të aftët për të tillë dëmtime.

 

Cugat së fundmi për AS ka folur në lidhje me dëmtimin e Pique dhe shprehet se është thuajse e pamundur që ylli i Barcelonës të kthehet brenda gjashtë muajsh, duke konfirmuar mungesën e tij në pjesën e mbetur të sezonit.

VIZITAT – “Të mërkurën në mëngjes do të shikoj gjendjen e Pique. Para se të bëj një trajtim, duhet të gjendet diagnoza. Do të shohim nëse do bëjmë një trajtim kirurgjikal, funksional apo ortopedik, por nuk e di për momentin sepse së pari duhet ta shoh”.

OPERACION? – “Është e qartë se futbollistët preferojnë të mos i nënshtrohen operacionit. Mjeku propozon, por futbollisti është gjithmonë shefi. Operacionet gjithashtu kanë rreziqe. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

 

MUNGESA – “Të japësh një prognozë tani është paksa e vështirë sepse ende nuk i kam të gjithë elementët. Jo të gjithë gjunjët janë njësoj. Në Shtetet e Bashkuara dëmtime të tilla nuk shërohen brenda një viti, por në Spanjë jemi shumë më shpejtë.

Xavi Hernandez është operuar më 3 dhjetor dhe në verë ai arriti në Kupën e Botës. Kjo do të varet nga fakti nëse trajtimi është kirurgjikal apo jo. Por, si një rregull i përgjithshëm, në më pak se gjashtë muaj do të jetë shumë e vështirë”, u shpreh Cugat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!