Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U dëmtua përballë Sevillas, talenti i Barcelonës rrezikon duelin me PSG-në

schedule21:37 - 27 Shkurt, 2021

schedule 21:37 - 27 Shkurt, 2021

Barcelona po e merr vetën dhe po afrohet me kreun e renditjes në kampionat. Messi me shokë fituan 0-2 jashtë fushe kundër Sevillas, triumf që i ka ngjitur përkohësisht në vend të dytë dy pikë poshtë Atletico Madrid, që zbret nesër në fushë kundër Villareal në transfertë.

E vetmja ngjarje negative e ditës së sotme për katalanasit, ishte dëmtimi i Pedrit. Talenti 18-vjeçar pësoi një tërheqje muskulore dhe u detyrua të zëvendësohej me Ilaix Moriba në minutën e 71-të. Mesfushori do të qëndrojë disa javë pushim.

Sipas raportimeve që vijnë nga Spanja, konkretisht nga gazetari i AS Javi Miguel, Pedri do të qëndrojë jashtë fushave për një periudhë prej 2-3 javësh. Mesfushori ka humbur sfidën e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Sevillas dhe atë kundër Osasunës në kampionat.

Në rrezik të madh është edhe prania e adoleshentit iberik në duelin e dytë të raundit të 1/8-ve në Champions League kundër PSG (10 mars). Kampionët e Francës fituan 1-4 takimin e luajtur në “Camp Nou”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!