Yasser Al Shahrani do të humbasë pjesën tjetër të Kupës së Botës pasi pësoi një dëmtim të rëndë në përballjen e Arabisë Saudite me Argjentinën.
Lojtari u përplas me portierin e skuadrës së tij, Al Owais, dhe mbeti i shtrirë në fushë për disa minuta përpara se të largohej me barelë.
Më pas., mbrojtësi 30-vjeçar është dërguar në spital për t’iu nënshtruar analizave dhe për të përcaktuar shkallën e dëmtimit të tij.
Radiografia e marrë nga mjekët tregon ashpërsinë e problemit, i cili e detyron lojtarin e Arabisë Saudite të humbasë pjesën tjetër të turneut. Rrezet X u publikuan në rrjetet sociale nga llogaria zyrtare e Kupës së Botës për Arabinë Saudite./ h.ll/abcnews.al
X-rays scan shows that Saudi Arabia’s player Yasser Al-Shahrani has suffered a fractured jaw and facial bones.Yasser need rapid surgery due to internal bleeding.Urgent order from the Saudi crown, aprivate jet transports Yasser to Germany for treatment.
Speedy recovery to him ?? pic.twitter.com/VMNAYtygoZ— صور كأس العالم ? (@WorldCupHQ) November 23, 2022