Dëmtimi i Giorgio Chiellinit ishte e vetmja gjë negative që i ndodhi Juventusit mbrëmjen e kaluar në Kiev. Bardhezinjtë fituan 0-2 takimin e parë të grupeve të Champions League kundër Dinamos vendase, sfidë që u vendos nga një dygolësh i Alvaro Morata në pjesën e dytë.
Ndeshja e qendërmbrojtësi zgjati shumë pak. Një problem muskulor në kofshën e majtë e detyroi “veteranin” të largohej në minutën e 19-të, për t’i lënë vendin turkut Demiral. 36-vjeçari i është nënshtruar ditën e sotme testeve mjekësore dhe frika e madhe është evituar.
Allenamento post rientro oggi per i ⚫️⚪️dopo #DynamoJuve ⚽
✚️ aggiornamento su Giorgio @chiellinihttps://t.co/mHczFnvlnJ pic.twitter.com/adAJIcy7Om— JuventusFC (@juventusfc) October 21, 2020
Kapiteni do të mungojë rreth 10 ditë dhe gjendja e tij do të vlerësohet në vijueshmëri. E sigurt është mungesa e Chiellinit në duelin e fundjavës në kampionat me Hellas Verona dhe supersfidën me Barcelonën në Champions League (28 tetor). /abcnews.al

