U dëmtua në duel me Haaland, “xholi” i Bayern kthehet vitin e ardhshëm

schedule13:22 - 8 Nëntor, 2020

schedule 13:22 - 8 Nëntor, 2020

Joshua Kimich luajti vetëm 39 minuta mbrëmë ndaj Borussia Dortmund. Ylli gjerman mbeti i dëmtuar në një duel me Erling Haaland. Fillimisht ai provoi të rikthehej, por pak minuta më pas u detyrua të linte ndeshjen.

 

“Kicker” raporton se dëmtimi i mbrojtësit nuk është i lehtë dhe do i duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. 25-vjeçari ka dëmtuar meniskun në gjurin e këmbës së djathtë.

 

Shpejt ai pritet të bëjë ndërhyrjen dhe më pas të vijojë rikuperimin. Të tilla dëmtime zakonisht duan tre muaj kohë për rikuperim, çka do të thotë se ylli i Bayern kthehet në vitin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!