U dëmtua gjatë punës në fabrikën e tullave në Maminas, ndërron jetë 40 vjeçari. Vihet nën hetim përgjegjësi i turnit

schedule11:29 - 12 Prill, 2024

schedule 11:29 - 12 Prill, 2024

Një 40 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që pësoi teksa punonte në një fabrikë tullash në Maminas. Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 23:40.

Për rrjedhojë nën hetim është vënë një 59 vjeçar, përgjegjës i turnit. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të dokumentuar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!