U dëmtua duke punuar, 60 vjeçari nga Vlora përfundon te Trauma

schedule20:07 - 26 Janar, 2022

schedule 20:07 - 26 Janar, 2022

Një 60 vjeçar në Vlorë është dëmtuar duke punuar. Policia bën me dije se ai ka përfunduar në spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar.

“Më datë 26.01.2022, rreth orës 19:10, në spitalin Rajonal Vlorë, është paraqitur shtetasi Z. B., 60 vjeç, banues në lagjen ” Kushtrimi”, Vlorë, i cili duke punuar është dëmtuar në këmbë dhe në pjesën e legenit. Shtetasi Z. B.,u dërgua për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë”, thotë policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al