Dybala pësoi një dëmtim të fortë ndeshjen ndaj Cagliari, pasi argjentinasi përplasi ashpër gjurin e tij.
Dëmtimi dukej tepër i rëndë, por sipas “Gazzetta.it”, ka një datë për rikthimin e fantazistit në fushën e blertë.
Edhe pse duhet të hubmasë dy ndeshjet e ardhshme me kombëtaren e tij, Dybala do të fillojë menjëherë fizioterapinë specifike dhe mund të kthehet pas pushimit, megjithëse nuk është e sigurt se do të jetë në dispozicion për ndeshjen në Olimpico ndaj Monza.
Argjentinasi do të rikuperohet i qetë dhe pa rreziqe, për t’u paraqitur pa problem për ndeshjen e 29 tetorit në San Siro kundër Interit./h.ll/abcnews.al