Jeta e mjeshtrit të cirkut, Pavli Sallata nuk ka qene e lehtë. Ai ka kaluar shumë peripeci, të cilat i ka ndarë në emisionin ‘Pas Mesnate’ në ABC News.
Mjeshtri tregoi se si është njohur me bashkëshorten e tij, Pranverën, e cila është edhe vajza e profesorit të tij, Telat Agollit. Ai ka zbuluar se për 7 vite ata kanë qendruar larg njëri-tjetrit, pasi familjen e vajzës e internuan.
“Ajo ishte 15 vjeç dhe unë 25 vjeç. U bë sebep daja im që më thoshte, Pavlo a ke ndonjë femër dhe unë i thosha nuk kam, po është një, është e vogël shumë dhe nuk shkon. Hajde, tha dhe shkoi direkt te shtëpia e Telatit dhe i tha kështu, kështu, muhabeti dhe u prezantuan familjet. Filloi një dramë e vërtetë, bëm lidhjen familjare dhe unë shkova në Kinë një vit me një grup me artista. Fatkeqësisht, ndodhi që Telati në atë kohë me motive politike i internuan dhe u përjetua një dramë e madhe nga familja. Sekretari i partisë thoshte nuk është për ty. Mendoje tani që kjo ishte artiste cirku, e marrin e çojnë në fermë. Telati jo po dal, jo po është i pafajshëm dhe i bëri 6 vite, ne ishim të shkëputur afërsisht 7 vjet. Erdhi momenti që mori pafajsisë, atëherë u lidhëm, unë shkova në kombinat dhe vazhdoi jeta, tani kemi dy fëmijë.
I bukur ishte finalizimi, por me thënë të drejtën dramën më të madhe e ka kaluar Pranvera pas Telatit. Mirëpo, shyqyr gjërat kaluan”, rrëfeu Sallata./abcnews.al