U çoi letër ngushëllimi, familja e gazetarit amerikan të vrarë i përgjigjet Zelenskyt: Jemi me ju

schedule07:56 - 16 Mars, 2022

schedule 07:56 - 16 Mars, 2022

Gazetari amerikan Brent Renaud u vra në Ukrainë gjatë fundjavës nga forcat ruse teksa kishte shkuar për të raportuar mbi luftën e egër.

Pas vdekjes së tij, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy i shkroi një letër ngushëllimi familjes së tij dhe vlerësoi “përkushtimin e tij ndaj vlerave të dhembshurisë, etikës dhe drejtësisë”.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Më poshtë është përgjigja e tyre. “Faleminderit për letrën tuaj të sinqertë të ngushëllimit. Si familje e Brent-it, ne jemi të prekur që keni gjetur kohë për të ndarë pikëllimin tonë, edhe kur drejtoni popullin ukrainas në një luftë për atdheun e tyre dhe vetë demokracinë. Ne qëndrojmë me ju dhe popullin e Ukrainës.”

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!