U bllokuan në Grykën e Motinës, shpëtohen dy turistë kosovarë në Tropojë

schedule13:45 - 21 Dhjetor, 2020

schedule 13:45 - 21 Dhjetor, 2020

Dy turistë nga Kosova, të bllokuar në Grykën e Motinës janë shpëtuar nga policia.

Dy alpinistët 35 vjeç dhe 47 vjeç, banues në Kosovë mbetën të bllokuar për disa orë.

Pas kërkimeve intensive, shërbimet e policisë i kanë gjetur turistët në një terren të vështirë në Grykën e Motinës.

Policia thotë se dy turistët kosovarë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!