Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

U bllokuan në Gjirin e Anglezit, policia u vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë në Himarë

schedule08:57 - 8 Qershor, 2024

schedule 08:57 - 8 Qershor, 2024

Dy turistë lituanezë janë shpëtuar nga Policia Kufitare e Himarës, pasi ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit. Mësohet se ata kishin dalë për ecje dhe e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë: 



Policia Kufitare Himarë iu vjen në ndihmë 2 turistëve lituanezë të cilët ishin bllokuar në Gjirin e Anglezit.

Mbrëmjen e djeshme, salla operative e Policisë Vlorë ka marrë njoftim për 2 turistë lituanezë që ishin duke bërë ecje në vendin e quajtur “Gjiri i Anglezit”. Ata e kishin të pamundur të vazhdonin lëvizjen, pasi nuk ndiheshin mirë dhe nuk mund të vazhdonin më tej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare për t’iu ardhur në ndihmë turistëve.

Pas disa orë kërkimesh, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe gjetën 2 turistët e huaj, të cilët më pas u shoqëruan me mjetin e Policisë Kufitare, në Himarë, ku ata ndodhen aktualisht në gjendje të mirë shëndetësore.

Turistët kanë falëmderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare e Vlorës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!