U bë prind në moshën 17 vjeçare por nuk hoqi dorë nga studimet, kush është presidenti i ri i Paraguajit?

schedule15:36 - 1 Maj, 2023

schedule 15:36 - 1 Maj, 2023

Santiago Pena ka fituar zgjedhjet presidenciale të Paraguajit. Ish-ekonomisti i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), shënoi një fitore të madhe në zgjedhjet presidenciale të dielën.

Pena, 44 vjeç, siguroi 43%  të votave kundrejt 27.5%  të Alegre, sipas rezultateve paraprake.

“Sot nuk po festojmë një triumf personal. Ne po festojmë fitoren e një populli që me votën e tij zgjodhi rrugën e paqes sociale, dialogut, vëllazërisë dhe pajtimit kombëtar”, tha Pena në fjalimin e tij të fitores, duke shtuar se ka “shumë për të bërë”, veçanërisht në ringjalljen e ekonomisë.

“Ka ardhur koha për të lënë mosmarrëveshjet tona dhe për t’i dhënë përparësi kauzave të përbashkëta që na bashkojnë si komb,” tha ai.

Pena do të marrë detyrën më 15 gusht.

Pena ishte ministër i financave nën udhëheqjen e Cartes, i cili është kreu i partisë Colorado. Kundërshtarët e përshkruajnë Penën si sekretarin e Cartes. I njohur si “Santi”, ai u bë baba në moshën 17-vjeçare, kur gruaja e tij Leticia Ocampos mbeti shtatzënë.

Prindërimi i hershëm nuk e pengoi atë të vazhdonte arsimimin e tij, por ai tha se ishte një kohë “e vështirë” që ndihmoi në formimin e karrierës së tij politike.

Pena dhe gruaja e tij Leticia Ocampos kanë një djalë 26 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe. Mirëpo, siç tha ai, kjo bëri që t’i përkushtohej parimeve të përkushtimit, përgjegjësisë dhe ndershmërisë, për shkak të dijes se ka njerëz që varen prej tij.

Ai tha se të dy familjet e ndihmuan atë dhe gruan e tij si çift i ri dhe e inkurajuan të vazhdonte studimet. Pena është një mbrojtës i atyre që ai i përshkruan si vlera tradicionale familjare, dhe është kundërshtar i abortit dhe i martesave të homoseksualëve.

Ndryshe nga Alegre, Pena tha se do të ruante marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin, pavarësisht kërkesave në industrinë bujqësore dhe blegtorale për të hapur tregun e eksportit në Kinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!