Halsey iu nënshtrua një operacioni vetëm disa ditë më parë por nuk po e pengon që të ecë në tapetin e kuq të Grammy-t. Këngëtarja mori pjesë për herë të fundit në ceremoninë prestigjioze në vitin 2017 tre ditë pasi ishte bërë operacion.
Tani, krijuesja e hitit “Closer” do të marrë sërish pjesë në Grammy vetëm pak ditë pasi u bë operacion. Ajo nuk zbuloi se çfarë shqetësimi ka por nënkuptoi se lidhet me betejat e vazhdueshme me endometriozën.
“Hera e fundit që mora pjesë në Grammy ishte viti 2017 dhe ishin 3 ditë pasi bëra operacionin tim të parë të endometriozës”, shkroi këngëtarja në Instagram. /abcnews.al