Një 40 vjeçareje nga Uganda i është ndaluar lindja e fëmijëve, pasi ajo ka gjithsej 44 fëmijë. Miriam Nabatanzi ishte vetëm 12 vjeç kur u martua me një 40-vjeçar dhe lindi dy fëmijë në fillim.
Ajo lindi gjithsej gjashtë grupe binjakësh, katër grupe treshe dhe pesë grupe katërshe. Në tërësi, ajo kishte 15 shtatzëni, të gjitha me shumë lindje që rezultuan në një total prej 44 foshnjash.
Miriami humbi gjashtë fëmijë gjatë lindjes, por u desh të kujdesej për pjesën tjetër të 38 fëmijëve të saj. Tani gruas i është e ndaluar që të bëjë më fëmijë, pasi mund të ketë probleme shëndetësore. l.k/abcnews.al