Manchester United mori një fitore tepër të rëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Copenhagen me shifrat 1-0.
Ky triumf vjen falë portierit kamerunas, Andre Onana. Pas shumë kritikave dhe ofendimeve, Onana arriti të tregojë dje aftësitë e tij të vërteta, duke pritur penalltinë në gjuajtjen e fundit të ndeshjes dhe kështu shpallet “hero” nga tifozët.
Pas përfundimit të ndeshjes, Onana ka folur për “TNT Sports”.
“Unë thjesht po bëj punën që më takon, punën time. Jam i lumtur për fitoren, bëmë një lojë të mirë dhe një gol të madh nga Harry Maguire. Ne jemi Manchester United. Ne jemi klubi i madh, lojtarë të mëdhenj. Është vetëm çështje kohe, tani duhet të vazhdojmë kështu. Nuk kam dyshim se do t’ia dalim”, tha Onana./h.ll/abcnews.al