U bë e njohur me të qeshurën në emisionin e Bonolis, italiania me mbi 22 milionë shikime flet për “ABC e Mëngjesit”

schedule09:40 - 22 Nëntor, 2023

schedule 09:40 - 22 Nëntor, 2023

Italiania Olimpia Madonia është bërë virale në televizionet fqinje për shka të së qeshurës së saj karakteristike.  Tetë vite më parë, ajo mori pjesë në emisionin e Paolo Bonolis dhe nga ai moment e qeshura e saj u kthye në një ‘hit’. Tashmë videot e Olimpias kanë mbi 22 milionë shikime nga e gjithë bota.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar se asgjë nuk ka qene e përgatitur, por ka qene diçka krejt spontane. Olimpia ka zbuluar se e qeshura e kap në çdo çast dhe kur është në gjendje ankthi apo stresi.  Madje, ka ndarë dhe një moment interesant gjatë në një ceremonie në një kishë, kur e kapi e qeshura dhe prifti i kërkoi të ndalonte.

“Ajo që shikoheshe me Paolon nuk është asgjë e përgatitur. Duke qene se jam siçiliane dhe si të gjithë nënat e botës, unë i thërrisja fëmijët, bebat e mi dhe ai më thotë sa muajsh janë që duhet të shkosh. Nuk ishte diçka e përgatitur, ishte diçka e improvizuar. E qeshura ime nuk është me komand, për fat të keq gjëja e parë që më thonë njerëzit kur më shikojnë është: ‘Na qesh pak’.

Pavaresisht gjithçka mua njerëzit më shkruajnë dhe pas tetë vitesh dhe më falenderojnë sepse me të qeshurën time unë i argëtoja në program. Kur më kap ankthi dhe ndoshta kur jam në një funeral, nuk e bëj me qëllim. Është dhe një mënyrë për të ulëritur por njerëzit nuk e kuptojnë. Më kap e qeshura kur po lexoja betimet në ceremoni dhe prifti më kap te krahu. Unë heshta, mirëpo kur unë heshta, të gjithë njerëzit filluan të qeshnin”, u shpreh Olimpia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!