Miley Cyrus ka zbuluar se ka pësuar një krizë identiteti për shkak të rolit të saj të famshëm si Hannah Montana. Këngëtarja 28-vjeçare është shprehur se interpretimi i këtij roli bëri që ta kishte të bështirë të kuptonte se kush ishte në të vërtetë.
Duke folur për podkastin me Allison Hadendorf, ajo u shpreh: “Pata një krizë identiteti. Ishte një karakter thuajse i ngjashëm me veten time. Kisha miliona fansa, ndihesha si ylli më i madh në botë dhe pastaj kthehesha nga vetja dhe ndihesha konfuze. Kur hiqja paruken s’i interesoja askujt, s’isha më ai ylli i mëparshëm. Pa Hannah Montana-n s’isha askujt sepse s’i interesoja askujt. “
Hannah Montana u shfaq premierë në 2006, kur Miley ishte vetëm 13 vjeç. Hannah, një vajzë që bënte një jetë të dyfishtë – një adoleshente e thjeshtë në shkollë dhe një yll botëror në mbrëmje, ishte karakteri që e bëri Miley-n jashtëzakonisht të famshme. /abcnews.al