U bë baba për herë të parë, reperi zbulon emrin e djalit të porsalindur

schedule22:17 - 13 Tetor, 2022

schedule 22:17 - 13 Tetor, 2022

Reperi i njohur amerikan, Soulja Boy është bërë baba për herë të parë. Partnerja e tij, Jackilyn Martinez ka sjellë në jetë një djalë.

Lajmin e ëmbël e dha vetë Soulja, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit.

“Lil Soulja babi të dua”, ka shkruar 32-vjeçari dhe tregoi se djalin e kanë pagëzuar me emrin KeAndre.

Kujtojmë që reperi dhe partnerja e tij e dhanë lajmin se do të bëhen prindër në muajin mars duke i surprizuar të gjithë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!