Teksa numërimi i votave për parti politike ka përfunduar në të gjithë vendin, ethet nuk kanë mbaruar për kandidatët e renditur jashtë listës së sigurtë, të cilët duhet të thyejnë herësin për të zënë një karrige në kuvend.
Halit Valteri është kandidati i Partisë Socialiste i renditur i 35-ti në qarkun e Tiranës. Deri më tani ai ka arritur të marrë 1342 vota. Nga 1243 qendra votimi, deri më tani në Tiranë janë numëruar 576 në total.
Valteri qëndroi deputet për të paktën dy vite, që kur opozita vendosi të djegë mandatet për të dalë nga Kuvendi. Ai erdhi në parlament nga listat e Partisë Demokratike duke dalur kundër vullnetit të partisë.
Halit Valteri zyrtarizoi kandidaturën në radhët e socialistëve pak javë përpara zgjedhjeve. Në një dalje për mediat ai u shpreh i bindur se do arrijë të thyejë herësin për t’u futur në Kuvend, por deri më tani gjasat janë të pakta, pasi do i duhet të sigurojë rreth 9000 vota të tjera, për të kapërcyer kandidatët që renditen para tij në listën rozë./mv.abcnews.al