U asfiksuan gjatë punës dhe u dërguan me urgjencë në spitalin e Fierit, si paraqitet gjendja shëndetësore e punonjësve

schedule11:17 - 22 Shkurt, 2024

schedule 11:17 - 22 Shkurt, 2024

Nëndrejtori i spitalit të Fierit, Erblin Dollaku ka bërë një reagim lidhur me ngjarjen e raportuar më herët, për mbi 10 punonjës të një kompanie koreane u dërguan me urgjencë pasi asfiksimit nga lëndë kimike gjatë procesit të punës.

Ai ka deklaruar se në spital janë paraqitur 11 pacientë me shenja të lehta intoksikimi dhe po marrin ndihmë mjekësore. Fatmirësisht nuk kanë asnjë rrezik për jetën.

“Aktualisht në urgjencën e Fierit janë paraqitur 11 pacientë. Deri tani po merren analizat përkatëse, është dhënë ndihma e parë. Mbetet për t’u parë se çfarë ka ndodhur. Pacientë kanë paraqitur shenja të lehta të irritimit dhe jo problematike për jetën. Kanë ardhur direkt nga puna dhe po marrin trajtimin kryesor”, ka sqaruar nëndrejtori Erblin Dollaku.

Kompania koreane nuk ka bërë ende një sqarim se çfarë i helmoi punonjësit e saj gjatë punës. Për ngjarjen është ngritur një grup hetimor për të hedhur dritë për rrethanat.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!