U arrestuan për trafik kanabisi dhe grup kriminal, Gykata e Apelit të Posaçëm lë në burg 3 ish-policët

schedule15:10 - 9 Prill, 2025

schedule 15:10 - 9 Prill, 2025

Tre ish zyrtarët e policisë të arrestuar nga mega operacioni i SPAK disa javë më parë janë lënë në burg. Gjykata e Apelit të Posacëm ka lënë në burg Shkëlzen Ruska, Erdit Hazizaj e Ervis Alisinanaj.

Mbi të akuzuarit rëndojnë këto vepra penale:

Shkëlzen Ruska me detyrë shef krimesh në Himarë- Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale.

Ervis Alisinanaj, shef krimesh ne Lushnje- Akuzat: kultivim kanabisi, grup i strukturuar kriminal, shpërdorim detyre dhe kryerja e veprave penale nga organizata kriminale. e ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Erdit Hazizaj është personi i tretë i arrestuar. Hazizaj është larguar nga policia në vitin 2022.Në kërkim me masë sigurie “arrest në burg”. Gjithashtu, Erdit Hazizaj ka qenë kandidat për deputet i PD në Roskovec

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!