Gjykata e Apelit ka liruar nga akuzat 4 punonjësit e postës së policisë Velipojë të cilët u arrestuan një muaj më parë.
Lexo edhe: Favorizuan kultivimin e kanabisit, Gjykata merr vendimin për 4 efektivët e policisë në Velipojë
Gjykata e rethit kishte vendosur masen “arrest shtëpie”, ndërkohë që sot trupa e Apelit me në krye gjyqtarin Fuat Vjerdha ka vendosur si arrest të paligjshëm për katër efektiviët e policisë.
Të arrestuarit ishin:
N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;Inspektor Ergys Lohja, 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Vetë efektikët treguan në sallën e gjyqit se ishin vetë këta të fundit që zbuluan një parcelë me kanabis, duke kryer më pas asgjesimin e 560 bimëve. Ata akuzoheshin ër favorizim të kultivimit të kanabisit në Velipojë./abcnews.al

