U arrestuan pasi planifikonin të kryenin një vrasje, lihet në burg Aldi Mustafa dhe bashkëpunëtori i tij

schedule17:12 - 3 Tetor, 2023

schedule 17:12 - 3 Tetor, 2023

Aldi Mustafa, miku i ‘Rrumit të Shijakut’ dhe bashkëpunëtori i tij Klevis Kurdiu janë lënë në burg. Gjykata e Durrësit ka konfirmuar masën ‘arrest me burg’, ndërsa të dy u arrestuan teksa po planifikonin të kryenin një vrasje. 37 vjeçari Aldi Mustafa u arrestua pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, ai ishte i armatosur me armë zjarri me silenciator, me të cilën ishte nisur për të vrarë një person. Aldi Mustafa u ndalua teksa po drejtonte automjetin në kohën kur ka ndërhyrë policia dhe fillimisht ka tentuar të largohet, por kjo tentativë e tij nuk ka rezultuar e suksesshme.

Bashkë me të u arrestua edhe 27 vjeçari Klevis Kurdiu. Mustafa rezulton i dënuar më parë brenda dhe jashtë vendit, për armë, drogë, kanosje dhe tentativë vrasjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!