DURRËS- Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për dy kushërinjtë që u arrestuan me drogë me 7.3 kilogramë kokainë. Të arrestuarit janë Arjan Doçi dhe Mentor Çuni.
Ata u vunë në pranga pasi në furgonin e tyre u gjetën 7 pako kokainë, me peshë 7.3 kilogramë.
Sipas hetimeve paraprake, sasia e lëndës narkotike ishte nisur nga Italia dhe si destinacion kishte Anglinë.
Fatbardh Çuni është personi, i cili do priste sasinë e lëndës narkotike në Londër. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet dhe po punohet për lokalizmin dhe kapjen e tij.
Pakot e kokainës u gjetën më 24 maj, të fshehura në një vend të fshehtë poshtë sediljes së shoferit gjatë kontrollit me skaner në portin e Durrësit./abcnews.al