Kërkime në 3 qytete, policia nxjerr pamjet e aksionit: Si u arrestua 37-vjeçari në Elbasan që vrau bashkëjetuesen

schedule14:52 - 31 Korrik, 2022

schedule 14:52 - 31 Korrik, 2022

Pas arrestimit të Ramis Micit, autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares Jetlira Elezi, po 37 vjeç policia ka publikuar pamjet e aksionit.

37-vjeçari qëndronte i fshehur prej ditës së djeshme poshtë një ure në përroin e Zaranikës.

Blutë bëjnë me dije se kërkimet janë shtrirë në tre qytete që prej ditës së djeshme, Elbasan, Cërrik dhe Kuçovë.

Arrestimi i tij u bë në afërsi të një banesë së të afërmve të tij në Elbasan.

Lexo edhe: DETAJE/ Qeni çoi policinë në gjurmët e Micit, autori qëndronte i fshehur 250 metra larg shtëpisë ku vrau bashkëjetuesen

Abc mëson se ishte qeni ai që çoi policinë në gjurmët e autorit.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Ramis Micit 

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”.

Kapet autori i dyshuar i vrasjes së 37-vjeçares, ndodhur një ditë më parë.

Kapja, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me forcat e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në qytetin e Elbasanit, ku mbeti e vrarë me thikë një 37-vjeçare dhe autori i dyshuar u largua nga vendi i ngjarjes, organizuan punën për kapjen e tij.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Zaranika”, si rezultat i ndjekjes së pandërprerë gjatë gjithë kohës në qytetin e Elbasanit, Cërrikut dhe Kuçovës, si dhe informacioneve të marra në rrugë operative, afër banesës së të afërmve të tij në Elbasan, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit:

-Ramis Mici., 37 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet si autori i vrasjes së ndodhur më datë 30.07.2022, në Elbasan, ku, në banesë, u gjet e vrarë me mjet të mprehtë (thikë) shtetasja Jetlira Elezi, 37 vjeçe.

Materialet proceduriale do t’i kalohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

37-vjeçarja Jetlira Elezi kishte 6 vite që bashkëjetonte me Micin në një shtëpi që e kishin marrë me qira në lagjen “Skënderbej.”

Ajo ishte nga qyteti i Belshit, dhe kryesisht të dy ishin pa punë të qëndrueshme.

Jetlira Elezi ishte e divorcuar dhe kishte një vajzë edhe autori është i divorcuar dhe ka dy fëmijë.

Abc mësoi se 6 ditë para krimit makabër, Elezi kishte kërkuar urdhër mbrojtje. Burime zyrtare nga prokuroria e Elbasanit i thanë ABC se pesë ditë më parë ata ishin shoqëruar në ambientet e policisë Elbasan, ku ajo kishte denoncuar dhunën e bashkëjetuesit.

Ishte pronari i banesës ai që e gjeti Jetlirën të mbuluar nga gjaku ditën e djeshme.

“Doli ai nga dera, e kishte përplas derën. Kur e pashë ajo kishte rënë përmbys, gjak dynjaja. Kjo ka ndodh nga ora 12.50”, tha ai për mediet.

Shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se ka qenë xhelozia. /Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!