U arrestua për vjedhje, gjykata jep vendimin për ish drejtorin e burgut të Reçit

schedule14:40 - 28 Prill, 2022

schedule 14:40 - 28 Prill, 2022

Gjykata e Shkallës së Parë ka dhënë vendimin arrest me burg për ish drejtorin e burgut të Reçit, Ervis Zika i cili u arrestuar një ditë më parë.

Drejtori i burgut te Reçit dyshohej se ka kaluar ne regjim pa skaner sende te paligjshme dhe se ka firmosur ne mënyrë fiktive kartelat e karburantit.

LEXO EDHE : Drejtori i burgut të Reçit u arrestua për vjedhje, prezantohet brenda disa orësh zëvendësuesi

Ndërkohë pala mbrojtëse kërkoi një masë lehtësuese për faktin se drejtori i burgut nuk përbënte rrezikshmëri për ikje jashtë vendit.

Hetimi ndaj drejtorit te burgut te Reçit do vijoje ne kushtet e arrestit te shtëpisë. Vendimi u dha nga gjyqtarja e shkalles se pare ne Shkoder Izabela Radovani ndërsa prokurore e çështjes Shqiponja Milla./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!