Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, i akuzuar për spiunazh do të apelojë të martën kundër arrestimit dhe ndalimit të tij në Moskë, sipas dokumenteve të gjykatës, raporton Reuters.
Sipas informacioneve, një gjykatë ruse do të dëgjojë të martën një ankesë të paraqitur nga Gershkovich kundër vendimit për ta mbajtur atë në paraburgim në burgun Lefortovo ndërsa çështja është ende në hetim.
Dokumentet e gjykatës nuk jepnin asgjë më shumë se detaje elementare rreth çështjes.
/abcnews.al