U arrestua për përdhunim, prifti grek: Akuzat ndaj meje nuk janë të vërteta

schedule08:39 - 25 Qershor, 2021

schedule 08:39 - 25 Qershor, 2021

Prifti i cili u arrestua pas denoncimit të dy motrave në Agrinio të Greqisë për përdhunim ka thënë se akuzat ndaj tij janë të trilluara. Prifti foli dje përpara hetuesve ndërsa pritet që të hënën të dëshmojë në seancën gjyqësore.

Sipas informacionit, prifti pretendon se kjo është një “komplot” dhe mohon akuzat kundër tij. Bazuar në atë që u bë e njohur në ditët e fundit, dy vajzat, përkatësisht 27 dhe 22 vjeç, vendosën të denoncojnë atë që përjetuan në duart e tij, kur  ishin ende të vogla.

Siç raporton protothema.gr, prifti dyshohet se iu afrua nënës së dy vajzave fillimisht, e cila kishte besim të verbër tek ai pasi ata e njihnin njëri-tjetrin për shumë vite. Sipas dy motrave, nëna e tyre e shihte atë si “Zotin” e saj , si rezultat i së cilës ajo ndoqi këshillat e tij.

Makthi për njërën nga të dy motrat filloi kur mbaroi shkolla fillore. 49-vjeçari tani përballet me akuza të rënda për përdhunim dhe pornografi të fëmijëve. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!