U arrestua për mesazhin nxitës të luftës në Gaza, lirohet futbollisti izraelit i klubit turk

schedule11:19 - 15 Janar, 2024

schedule 11:19 - 15 Janar, 2024

Futbollisti izraelit, i cili u arrestua për nxitje të urrejtjes pasi shprehu solidaritetin e tij me pengjet e mbajtura në Gaza ndërkohë që ishte duke luajtur një ndeshje të ligës turke, është liruar.

Nga Izraeli, ministri izraelit i mbrojtjes akuzoi Turqinë se vepron si “krahu i ekzekutimit de facto i Hamasit”.

LEXO EDHE: Shfaqi një mesazh për luftën në Gaza gjatë ndeshjes në Turqi, arrestohet futbollisti izraelit

Në një postim në “X”, Yoav Galand i kujtoi Turqisë ndihmën e shpejtë të Izraelit pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar dhe e quajti trajtimin e futbollistit Sagiv Yehezkel një shfaqje skandaloze hipokrizie dhe mosmirënjohjeje.

Lojtari ka mbajtur dorën e fashuar gjatë ndeshjes me një mbishkrim “ 100 ditë, 07/10”, duke iu referuar datës së sulmit të Hamasit kundër Izraelit në ditën e 100-të të luftës në Gaza.

Lojtari izraelit i Antalyaspor është liruar, por ai do të përballet me gjykatën turke./h.ll/abcnews.al