Modelja e njohur, Afroditi Barba, e cila u arrestua për trafik kokaine, ka dalë para gjykatës.
31-vjeçarja që u arrestua pasi në Range Roverin e saj, policët gjetën 35 gramë kokainë nën sediljen e shoferit, nuk arriti të bindë hetuesin dhe një prokuror se nuk kishte të bënte me drogën.
LEXO EDHE: I gjenden 35 pako kokainë në sediljen e Range Roverit, arrestohet modelja e njohur
Gjatë kësaj kohe, e pandehura dha shpjegime për furnizimin, mbajtjen dhe trafikimin e drogës dhe këmbënguli se ajo ishte e pafajshme.
Përveç avokatëve të saj, anëtarët e familjes së saj si dhe një vajzë tjetër nga fusha e modelingut që dëshmuan në hetuesi si dëshmitarë mbrojtës për 31-vjeçaren.
Nëna e saj priti jashtë gjykatës dhe u shpreh se vajza e saj është e pafajshme. Ajo puthi vajzën e saj kur u largua nga gjykata e shoqëruar nga policët për t’u dërguar në burg. Ndërkohë 31-vjeçarija nuk ka dashur të bëjë një deklaratë për gazetarët. /abcnews.al