U arrestua një vit më parë në Spanjë/ Lul Berisha pritet të ekstradohet këtë të martë

schedule11:40 - 18 Mars, 2025

schedule 11:40 - 18 Mars, 2025

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha pritet të ekstradohet nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas pasditen e 18 marsit.

Ky vendim është marrë nga Gjykata Kombëtare e Spanjes e cila vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e lul berishës në vendin tonë.

53-vjeçari përpara autoritetëve në spanjë ka kundërshtuar ekstradimin  në shqipëri  me pretendimin se i rrezikohet jeta.

I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Lulzim Berisha është arrestuar në Spanjë më 14 dhjetor të vitit 2023, pas bashkëpunimit të palës shqiptare me autoritetet spanjolle

Nga hetimet rezultoi se ish kreu I banes së durrsit Ish-kreu i bandës së Durrësit, jetonte në Alicante nën identitetin e rreme ne dokumeta bullgare të falsifikuara.

Lul Berisha  akuzohet për disa krime të rënda, mes tyre ekzekutimi i rivalit të tij Klodian Saliut në 2005.

Së bashku më 16 anëtarët e grupit të bandes së durrsit, Lul Berisha u arrestua në 2006 për disa ngjarje të ndodhura në vitet 1998 deri në vitin 2000.  Të cilësuar nga policia si banda e durrsit ata u dënuan të gjithë me mbi 240 vite burg në total, për disa vepra të rënda penale si “Vrasje me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”

Ish kreu I bandës së durrsit u lirua nga burgu në 2016 ndonse për të ishte kërkuar 25 vite burg, aso kohe Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës e liroi me pretendimin se kishte probleme shëndetësore.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005

Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa tashmë është në process gjyqësor  vetëm për vrasjen e Klodian Saliun, rivali Itij u vra në autostradën Durrës Tiranë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!