U arrestua nga SPAK, gjykata liron juristen e bashkisë së Lushnjes

schedule11:30 - 19 Gusht, 2021

schedule 11:30 - 19 Gusht, 2021

Gjykata e Posaçme ka vendosur “arrest shtëpie” për juristen e bashkisë së Lushnjes Blerta Turku. Gazetari Ermal Vija raporton se kërkesa për ndryshime masës është bëre nga prokurorja e çështjes.

Blerta Turku u arrestua pas përgjimeve të SPAK, ku implikohej ish-kryetari Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe dhe një sërë zyrtarësh të tjerë për “shpërdorim detyre” dhe favorizim në lëshimin e tenderave.

Në qeli vijon të qëndrojë kryebashkiaku Tushe, pavarësisht kërkesave të këtij të fundit për lirim. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!