Kreu i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia është liruar, tha kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.
Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se kishte marrë konfirmimin se Ihor Murashov është shëndoshë e mirë dhe ndodhet pranë familjes së tij.
I welcome the release of Ihor Murashov, Director General of #Ukraine’s #Zaporizhzhya Nuclear Power Plant; I have received confirmation that Mr Murashov has returned to his family safely.
— Rafael MarianoGrossi (@rafaelmgrossi) October 3, 2022
Centrali bërthamor Zaporizhzhia, impianti më i madh i energjisë bërthamore në Europë ka qenë në qendër të tensioneve të fundit pasi Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin për sulme në dhe pranë objektit, duke rritur frikën për një katastrofë bërthamore.
Një ekip monitorues i OKB-së vizitoi vendin në fillim të shtatorit dhe IAEA ka nxitur Kievin dhe Moskën të bien dakord për të krijuar një zonë sigurie rreth centralit për të shmangur çdo incident bërthamor.
/abcnews.al